Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nesër në takimin Kurti – Vuciq do të nënshkruhet propozimi evropian dhe do të formohet “Zajednica”.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Asociacioni do të nënshkruhet nga Kosova me këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës, përcjell arbresh.info.
“Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak. Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëngushëllimi” për t’u distancuar nga Rusia, por jo për t’u ndarë. Kosova, në anën tjetër, fiton; kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, apo mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat serbe“ ka shkruar Pacolli.
Më tej, kryetari i AKR-së ka thënë se Kosova s’do ta fitojë njohjen nga Serbia, por do të ndihmohet në liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Kosova nuk merr njohje nga Serbia, por përfiton nga të gjitha aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë (ndikim), si liberalizimi i vizave, Këshilli i Evropës etj., dhe ndoshta ndonjë njohje e ndonjë shteti anëtare e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën”, tha ai.
Ish-kryediplomati i Kosovës ka theksuar se kjo marrëveshje është e obligueshme ashtu sic ka qenë për cdo Qeveri, e cila sipas tij do ta nënshkruante po t’i vinte mundësia, ndonëse kjo nuk është ajo që ka premtuar kryeministri Kurti në opozitë.
“Marrëveshja në fjalë me Serbinë duhet të nënshkruhet, ashtu siç do të bënte çdo qeveri para vitit 2021 (ndoshta me më pak trauma). Siç mund ta shihni, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është krejtësisht kundër asaj që dikur kishte premtuar Kryeministri Albin Kurti, sa ishte në opozitë”, tha Pacolli.
Në fund, ai ka shtuar se kjo marrëveshje do të thotë një hap i madh drejt zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë, me meritën e partnerëve të ShBA-ve dhe BE-së./arbresh.info
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...