Çitaku: Nesër nënshkruhet marrëveshja me Asociacionin në qendër, e njohjen në periferi

16:34 | 26 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vlerësuar letrën e treshes Scholz-Macron-Meloni drejtuar kryeministrit Kurti sot, për të cilën ka thënë se tashmë po dihet se nesër do të nënshkruhet një marrëveshje me Asociacionin në qendër, e njohjen reciproke në periferi.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo do të ndodhë pasi që nesër nënshkruhet marrëveshja me zotimin për zbatimin e gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tash, përcjell arbresh.info.

“Nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi. Një status quo e re”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se plani franko-gjerman “nuk ka pikur nga qielli”, por “është produkt i negocimit të Kryeministrit.

 

Të ngjashme