Rusia ka rezufuar Zvicrën si ndërmjetëse në luftën në Ukrainë. Si justifikim, Ministria e Jashtme në Moskë thekson se Zvicra po vepron bashkë me sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.
Zëdhënësja ministrisë ruse, Maria Zakharova citohet të ketë thënë në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse se Zvicra nuk është më një shtet neutral, transmeton albinfo.ch.
Prandaj, Zvicra nuk mund të luajë më një rol ndërmjetësues në konfliktin në Ukrainë, ajo u është bashkuar “sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme” kundër Rusisë, shkruan srf.ch.
Ministri zviceran i punëve të jashtme, Federal Ignazio Cassis ka propozuar një takim “në frymën e Konventave të Gjenevës” në Nju Jork të premten.
Zvicra është gjithmonë e gatshme “të bashkojë të gjithë për të punuar drejt pajtueshmërisë më të mirë me të drejtën.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...