Google ADS

Rikthimi prekës i futbollit në Turqi, u bën homazhe për viktimat e tërmetit

21:59 | 25 Shkurt 2023
E.H

Ndeshja e xhiros së 23-të e Superligës së Turqisë ndërmjet Fenerbahces dhe Konyasporit vazhdoi sezonin pas tragjedisë së madhe që i ndodhi vendit në fillim të këtij muaji.

Në stadium u panë skena emocionale dhe gjithçka ishte në shenjë nderimi për qytetet që u goditën nga tërmeti katastrofik.

Mirëpo, pas fishkëllimës së parë të gjyqtarit, gjithçka ishte e qetë në fushë.

Fenerbahce dominoi ndeshjen dhe në fund fitoi me rezultat 4-0;.

Fenerbahçe është e dyta në tabelë me gjashtë pikë më pak se lideri Galatasaray, ndërsa Konyaspor në pozitën e tetë./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme