Togeri i Policisë së New Yorkut me origjinë nga Peja, Kreshnik Nevzat Bakraqi është emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52.
Kjo është bërë e ditur nga Shoqata “Peja – New York”, e cila i ka shprehur Bakraqit urimet më të mira për pozitën e re.
“Toger Kreshnik Bakraqi me origjinë nga qyteti jonë i bukur Peja, shënoi një sukses të radhës të komunitetit tonë profesional duke u ngritur në detyrë dhe duke u emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook, përcjell arbresh.info.
Sipas shoqatës, Bakraqi është shqiptaro-amerikani i parë që emërohet në një pozitë të tillë.
“Togeri Bakraqi vjen nga një familje shumë e nderuar e Pejës dhe shënon një arritje të madhe duke u bërë i pari shqiptaro-amerikan që merr një emërim kaq prestigjioz. Shoqata jonë dhe të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë për aktualizimin e potencialit të profesionistëve tanë të shkëlqyer dhe për prezantimin dinjitoz që ata bëjnë si pjesëtarë të komunitetit profesional”, thuhet tutje në njoftim.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...