Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-tën me radhë, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka krahasuar aktivistin Astrit Deharin me aktivistin e çështjes kombëtare të Kosovës Adem Demaçin për nga rëndësia që kanë për LVV-në.
Kurti, ka vlerësuar se Astrit Dehari është viktimë e burgjeve të Kosovës së pavarur.
“E kam fjalën për Tribunin e çështjes shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe, Adem Demaçin, dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Deharin, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”, ka thënë Kurti
Më tej ai ka theksuar se Demaçi dhe Dehari janë busulla e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim, për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin. Kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund, për shokun tonë, Astrit Deharin”, ka përfunduar Kurti./arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor