Ferizaj e mposht Dritën, Malisheva triumfon ndaj Drenicës

15:26 | 25 Shkurt 2023
A. B.

Ferizaj e ka shkaktuar befasinë më të madhe të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi nga fundi i tabelës mposhti favoriten për titull, Dritën në shtëpi me rezultat të ngushtë 2:1.

Ishin “Intelektualët” që kaluan të parët në epërsi me golin e Kastriot Selmanit në minutën e 54-të.

Rezultati u barazua shpejt, kur Ergon Hyseni barazoi tre minuta më pas.

Në minutën e 85-të, Betim Haxhimusa shënoi golin e fitores për Ferizajn.

Me këtë fitore, Ferizaj tani ngjitet në pozitën e nëntë me 21 pikë, por gjendet ende në zonën që largon nga elita e futbollit kosovar.

Në anën tjetër, Drita mbetet e dyta me 44 pikë, tri më pak se Ballkani që luan nesër.

Bylbyl Sokoli i ka festuar pikët e para të plota si trajner i Malishevës.

Ekipi i tij triumfoi ndaj Drenicës me rezultat 3:1 në shtëpi.

Soboëale kaloi vendasit në epërsi në minutën e 12-të.

Në minutën e 35-të, Armend Abazi me një gol të bukur barazoi rezultatin.

Por, një gol edhe më i bukur u shënua katër minuta më pas. Ishte Drilon Hazrollaj që nga gjuajtja e lirë e riktheu epërsinë e malishevasve.

Fitoren për vendasit e vulosi Adem Maliqi që realizoi në minutën e 58-të për 3:1.

Kjo fitore e ngjit Malishevën ne kuotën e 24 pikëve në vendin e shtatë, kurse Drenica bie në pozitën e fundit me 20 pikë. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme