Mbi 1 mijë e 400 vende të lira pune në “superpuna”, Murati: Paga mund të shkoj deri në 1 mijë euro

13:16 | 25 Shkurt 2023
K.B

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se aktualisht në Kosovë në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, por ka paga që skojnë deri në 1 mijë euro.

“Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar ministri Murati. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme