Ligji i shumëpërfolur ai për themelimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, e që është shkaktar i përplasjes së opozitës me mazhorancën në Kuvendin e Kosovës, kur shkoi për t’u votuar sa ishte Projektligj, tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovë (PDK).
Por, kjo nuk po i pëlqen aspak Lëvizjes Vetëvendosje, e cila edhe udhëheq me qeverisjen qendrore në vend.
Madje, deputetët e VV-së drejtojnë gishtin nga PDK, duke thënë se e dinë qëllimin se pse ky Ligj nuk po iu duket i përshtatshëm, i mirë dhe funksional për deputetët e kësaj partie.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një intervistë të shkurtër për “Arbresh.info”, thotë se ky ligj para se të votohej ka marrë vlerësime të larta nga Komisioni i Venecias, i cili është dërguar dy herë sa ishte projektligj për tu trajtuar atje.
Ky ligj, sipas Rrustemit, është dërguar një herë edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, për t’u siguruar se janë adresuar të gjitha rekomandimet nga Venecia, dhe a është në përputhje me standardet më të larta.
“E pa kuptimtë, është përpjekje për ta vonuar fillimin e implementimit të këtij ligji, themelimin e byrosë dhe pastaj reformën në drejtësi. Është e habitshme se si nuk iu ka mjaftuar dy opinionet e Venecias në lidhje me këtë ligj. Pra është trajtuar dy herë nga Venecia një institucion shumë i rëndësishëm të Evropës, sa i përket të drejtave të njeriut të standardeve më të larta. Ne kemi adresuar secilin rekomandim të Venecias, madje një here e ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit për t’u siguruar se janë adresuar secili rekomandim, dhe vlerësimi është shumë i lartë nga Venecia në lidhje me atë që është në përputhje me standarde më të larta”, shprehet Rrustemi.
Sipas deputetit të VV-së, dërgimi i këtij Ligji në Gjykatën Kushtetuese është aspak i mirë, pasi siç thotë ai, zvarritet implementimi i tij.
“Më vjen keq që e kanë dërguar sepse e zvarritë implementimin e këtij ligji themelimin e byrosë, të një institucioni që adreson shqetësimi ta vazhdueshëm të shoqërisë tonë e të institucioneve. Ajo është gërryerja e pasurisë dhe parasë publike nga zyrtarët e lartë publik, përmes shfrytëzimit apo keqpërdorimit të pozitës zyrtare për të shtuar pasurinë në mënyrë të pajustifikueshme dhe të paligjshme”, pohon ai, raporton “Arbresh.info”.
Ai është i bindur se ky Ligj nuk ka asnjë defekt.
“Unë nuk i di motivet e tyre, unë i di qëllimet e tyre, qëllimi i tyre është për ta zvarritur, për ta. Mos të harrojmë se konfiskimi civil është dukuri e rrallë për vende ku kanë fenomen të shtimin të pasurisë në mënyrë të pajustifikueshme nga ana e zyrtarëve publik. Nuk mendoj se ka defekte ligji, qëllimi është thjeshtë për ta pamundësuar funksionimin e këtij ligji, për ta vonuar qëllimisht fillimin e punës së kësaj byroje”, shton Rrustemi.
Në fund, Rrustemi e sheh si të keqe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, për arsye se institucioni më i lartë i Drejtësisë nuk ka afat kohor brenda të cilit do të duhej ta trajtonte një ligj.
Ndryshe, më 9 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme./ Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...