Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për të arriturat dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Kurti këto deklarata i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Shefi i qeverisë ka folur edhe për dialogun që është zhvilluar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimeve në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi mirëprit emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur, kemi qenë edhe do të jemi të përkushtuar parimor, konstruktiv e kreativ. Dialogu në Bruksel, është për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, tha ai.
Kryeministri foli edhe për procesin e Berlinit dhe në këtë proces, sipas tij, Kosova ka qenë proaktive, duke përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara, e që Kosova i ka miratuar ato. Ai ka folur edhe liberalizmin e vizave që pritet që vizat të hiqen në vitin tjetër.
Ai ka folur edhe politikat që i ka pasur qeveria karshi qytetarëve të Kosovës, duke përmendur pakon ekonomike, subvencionimin, shtesat për fëmijë, punësimet, etj.
Edhe në përvjetorin e luftës së Ukrainës, Kurti tha se shembull është edhe Kosova që ka fituar ndaj armikut.
“Edhe në Ukrainë do të fitojë i vogli, Kosova është krenare që qëndron në krah të Ukrainës. Uroj që ky vit të jetë vit i çlirimit të Ukrainës”, tha Kurti. /arbresh.info/
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Murati: Depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51...