Përdorimi i cigareve elektronike është kthyer në një trend për të rinjtë në Kosovë.
Më e “keqja” është se këto lloj cigaresh po i përdorin edhe njerëz që më parë nuk kanë qenë duhanpirës.
Ndërkaq, institucionet në Kosovë ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me alarmet nga disa vende për rreziqet që po shkakton përdorimi i cigareve elektronike.
Hoxha: Cigarja elektronike shkakton dëmin e njëjtë sikur cigarja e zakonshme
Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK), Musa Hoxha thotë se cigarja elektronike dëmton rënd shëndetin njësoj sikur cigarja e zakonshme.
“Në shëndetin e njeriut edhe cigarja elektrike ndikon njësoj si cigarja tjetër e zakonshme, vetëm se nëpër teste shkruan se 20 për qind më pak liroza, por prapë të njëjtë përbërës lirohen” , thotë Hoxha për arbresh.info.
Ai thotë se gjatë pirjes së cigares lirohen 4 mijë substanca elektrike, dhe 260 komponime kimike, ku 53 prej tyre janë kancerogjene.
“Gjatë pirjes së kësaj cigare elektrike, lirohen 4 mijë substanca elektrike, 260 komponime kimike, dhe 53 prej tyre janë kancerogjene, vetëm më një përqindje më të ulët se sa te cigarja e zakonshme”, shprehet ai.
Pulumogu Hoxha ka edhe një këshillë për gjithë përdoruesit e kësaj cigareje, ku thotë që të mos përdoret asnjëra cigare, pasi dëmtojnë shumë rëndë shëndetin.
“Mos të përdoret asnjëra cigare, pasi dëmtojnë shumë rëndë shëndetin”, përfundon Hoxha.
Thaçi: Të gjitha produktet e duhanit kontrollohen nga AUV
Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), thotë se të gjitha produktet e duhanit, duke përfshirë edhe ato elektronike, kontrollohen nga inspektorët fitosanitar në kufi.
“Duhani dhe produktet e duhanit, ku hyjnë të gjitha llojet e cigareve duke përfshirë edhe ato elektronike. Të cilat me kod doganorë përcaktohen t’i nënshtrohen kontrollit të inspektoratit të AUV-së kontrollohen nga inspektorët fitosanitar në kufitar”, deklaron Thaçi
Tutje, Thaçi tregon se çdo ngarkesë duhet të vijë me dokumentacion të kompletuar sipas rregullave ligjore për tregtim të mallrave, dhe kur të plotësohen të gjitha kriteret ligjore, produkti lejohet të hyjë brenda.
“Çdo ngarkesë duhet të vijë me dokumentacion të kompletuar sipas rregullave ligjore për tregtim të mallrave. Kontrollohet përputhshmëria e tyre me produktin në ngarkesë. Kur të plotësohen të gjitha kriteret ligjore produkti lejohet të hyjë brenda vendit për qarkullim në treg dhe shitje”, thotë ai.
Inspektorati i AUV-it, të cilët mbikëqyrin të gjitha llojet e cigareve duke përfshirë edhe ato elektronike, kanë bërë të ditur se ende nuk kanë një bazë ligjore e cila bën kontrollin e këtij produkti.
“Baza ligjore ende nuk është e kompletuar specifikisht për kontroll të cigareve elektronike, por vet ligji i duhanit dhe aktet tjera normative e rregullojnë edhe çështjen e cigareve elektronike duke u bazuar në përmbajtje të produktit”, pohon Thaçi.
Cigaret elektronike para se të lejohen të importohen në vend paraprakisht duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret pranë Ministrisë së Tregtisë dhe AUV-it.
“Në këto kushte është një grup dokumentesh të cilët ofrojnë dëshmi mbi sigurinë, etiketimin dhe përputhshmërinë e përbërësve të deklaruar me vet produktin me anë të raporteve të analizave etj’, shprehet Thaçi.
Cigaret elektronike janë me aroma të ndryshme, sipas Thaçit kjo gjithmonë mbetet në zgjedhjen e konsumatorit.
“Sa i përket aromave dhe shijeve të cigareve elektronike, ashtu sikurse është e rregulluar edhe për produktet tjera, kjo gjithmonë mbetet në zgjedhjen e konsumatorit. Ata vendosin për aromat dhe shijet. Autoriteti shtetërorë kontrollon aspektet e sigurisë se produktit, se a është në përputhje me bazën ligjore. A i përmbush kriteret e vendosura me akte legjislative”, përfundon ai.
Se këto cigare blihen pa asnjë lloj problemi, e thotë edhe qytetarja S.SH, ku tregon se e blen në çdo market, dhe kushton prej 7 euro e më lart, varet nga shija.
“Në çdo market e blejë pa problem, çmimi është 7 euro e lartë krejt varet çfarë shije e përzgjidhi”, tregon ajo.
Ndryshe, të gjitha këto cigare elektronike në markete vendosën afër arkës.
Ligji i duhanit dhe aktet tjera normative e rregullojnë edhe çështjen e cigareve elektronike duke u bazuar në përmbajtje të produktit.
Kujtojmë se përmbajtja e cigareve elektronike mund të shkaktojë dëmtime në zemër dhe në mushkëri, dhe personat që e përdorin janë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. /Arbresh.info/ Kujtesë Berisha/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...