“Fundjavë fantastike, lajme të mira për beqarët”, zbuloni surprizat e yjeve për sot

07:19 | 25 Shkurt 2023
K.B

Dashi

Pritet një fundjavë fantastike me Venusin e cila premton lajme të mira sidomos për beqarët. Ata që janë në çift do mund të bëhen sërish më optimistë.

Demi
Do të jetë një fundjavë lart e poshtë me zemra të rënduara për beqarët. Çiftet do të mund të rifillojnë dialogun, por është e rëndësishme të jeni të durueshëm.

Binjakët

Do jetë një fundjavë që do të rikthejë dëshirën për dashuri, beqarët nuk duhet të mbyllen në shtëpi. Nga ana tjetër, çiftet do të mund të gjejnë zgjidhje të reja për të rindezur pasionin.

Gaforrja

Beqarët prej disa kohësh po përjetojnë një periudhë mosbesimi të madh. Kujdes nga disa probleme me financat, nuk përjashtohet që çështjet që lidhen me paratë të kenë pasoja edhe në çift.

Luani

Nëse jeni beqarë mos i fshehni ndjenjat, kjo do të jetë një fundjavë shumë fitimprurëse nëse jeni të interesuar për dikë. Çiftet duhet të largohen dhe të shprehen pa hezitim.

Virgjëresha

Nëse jeni beqarë, vlerësoni me kujdes miqësitë, ato mund të sjellin diçka të bukur, por edhe surpriza të pakëndshme. Ata që jetojnë në çift gjatë fundjavës do të duhet të përballen me disa kriza të vogla, ndoshta për shkak të distancës.

Peshorja

Beqarët luftojnë për të gjetur qetësinë, po ashtu edhe çiftet. Mundohuni t’i lejoni vetes pak relaksim të shtunave dhe të dielave, me shpresën për të gjetur qetësinë e dëshiruar.

Akrepi

Fundjava është e mirë për beqarët që do të kenë ende disa javë për të kuptuar ndjenjat e tyre dhe çiftet që do të shohin një tranzit interesant të Mërkurit.

Shigjetari

Beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera të shtunën dhe të dielën, mirë do të ishte të mos i humbisnin. Çiftet që do të mund të gjejnë sërish një ndjenjë të mirë.

Bricjapi

Dashuria zë një vend të dytë gjatë fundjavës, si për ata që jetojnë në çift, ashtu edhe për ata që janë beqarë. Puna do t’ju marrë shumë këto ditë.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje kanë tendencë të ndryshojnë shpesh mendim, kjo do ndodhë sidomos me ata që janë beqarë në dashuri. Nëse qëndroni në çift ruani qetësinë, këto ditë fundjave sjellin ujëra të trazuar.

Peshqit

Mërkuri do ju çojë drejt dëshirës për të bërë njohje të reja, nëse jeni beqarë përfitoni nga fundjava për të dalë dhe për të kërkuar miq të rinj. Ata që janë në çift mund të përballen me disa probleme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme