Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjatë muajve të ardhshëm, përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të arrijnë një pikë kritike.
Abdixhiku, për prestigjiozen evropiane “Euractiv“ ka deklaruar se në kërkim të një përfundimi të suksesshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të mbështesin ankorimin e pakthyeshëm të Kosovës në Perëndim dhe të shmangin ndërhyrjet malinje nga Rusia dhe Kina.
“Kjo mund të bëhet vetëm përmes një anëtarësimi të plotë në NATO. Për këtë qëllim, njohja formale e Kosovës nga të gjithë anëtarët e NATO-s dhe BE-së është një parakusht i domosdoshëm”, ka thënë i pari i LDK-së.
Tutje, ai ka thënë se vetëm duke përforcuar sigurinë e Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja do të përmbushin prioritetet e tyre strategjike rajonale, do ta ndihmojnë Kosovën ‘të lulëzojë’ dhe do të sigurojë stabilitetin evropian.
“E ardhmja e Kosovës është në rrezik. Ne duhet të ngrihemi përpara me aleatët tanë perëndimorë për ta siguruar dhe mbrojtur atë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.
Lideri opozitar gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në parimet themelore të njohjes reciproke të dy vendeve, duke respektuar plotësisht integritetin territorial të njëra-tjetrës.
“Përtej kësaj, anëtarësimi i Kosovës në aleancën e NATO-s duhet të jetë një hap i natyrshëm që përfundon tre dekadat e angazhimit perëndimor të vendit. Në fund të fundit, NATO ka qenë në Kosovë që nga qershori i vitit 1999; është koha e duhur që Kosova të jetë në NATO”, ka deklaruar Abdixhiku.
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...