Të hënën do të mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në rrugën Rista Stijovića 5, në Podgoricë.
Pritet që ceremonia e mirëseardhjes solemne dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së të fillojë në orën 10:30. Kurse, fillimi i seancës së përbashkët është planifikuar për në orën 10:45.
Gjatë këtij takimi është parashikuar po ashtu që të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Dr Dritan Abazovic dhe Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp./A2
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA