Kuvendi Komunal i Prishtinës majti seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe.
Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të Ukrainës, ndërsa u kërkua që bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë këtë shtet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përshëndeti përzemërsisht edhe gazetarët ukrainas që janë duke u strehuar në Kosovë teksa shtoi se është kënaqësi që kryeqyteti të jetë vend nikoqir për ta.
Me këtë rast, kryetari Përparim Rama tha se lufta e Ukrainës është e drejtë dhe se në këtë luftë nuk janë vetëm, pasi e gjithë bota është me ta.
“Po ndëshkohet një popull paqësor, po ndëshkohet veç pse duan me ndjekë rrugën e Evropës. Rusia nuk ka hyrë në luftë veç me Ukrainën, me agresionin e saj ajo po e pengon të gjithë botën”, tha Rama.
Ai, tha se Kosova bashkëndjen me Ukrainën pasi kujtesa e luftës së fundit është e freskët.
“Ne shqiptarët e Kosovës e kuptojmë dhimbjen nëpër të cilën po kalojnë populli i Ukrainës. Populli ynë dhe populli ukrainas vuajmë nga politika ruso-serbe”, tha Rama.
Në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili u shpreh falënderues ndaj popullit të Kosovës për përkrahjen e treguar për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
“Populli i Kosovës është pjesë integrale e këtij reagimi të unifikuar nga kombet demokratike. Ju u keni ofruar strehim ukrainasve që ikën nga lufta, keni qëndruar përkrah nesh dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve”, tha Hovenier.
Në këtë seancë mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sznunuyog.
Ai, gjithashtu, u shpreh mirënjohës që Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Sznunuyog tha se pasojat janë parë dhe janë ndier në të gjithë botën, përfshirë këtu Kosovën.
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj. /rtk
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?