Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Me këtë rast, Kryetari Konjufca uroi ambasadorin Angılı për detyrën e re dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira e se ato bazohen në miqësi të kamotshme, partneritet strategjik dhe respekt të ndërsjellë. Gjithashtu i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk në këto ditë të vështira.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës.
Ambasadori Angılı e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe njëherësh ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO, por edhe në institucione dhe organizma tjerë ndërkombëtarë.
Kryetari Konjufca dhe ambasadori Angılı shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. /arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...