Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshje shumë interesante edhe në këtë fundjavë.
Kryendeshja e xhiros së 22-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Aty, të dielën do të takohen Llapi e Prishtina nga ora 13:00.
Në të njejtën ditë dhe kohë zhvillohen edhe dy takime tjera shumë interesante.
Gjilani e pret në shtëpi ekipin e Trepçës ’89, ndërsa lideri aktual Ballkani luan përballë Dukagjinit në Suharekë.
Sfida të nxehta sjell edhe dita e shtunë.
Ferizaj në shtëpi do ta mirëpret nënkampionen aktuale, Dritën, kurse Drenica është mysafire e Malishevës në “Liman Gegaj”.
Të dy këto ndeshje zhvillohen nga ora 13:00.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona