Google ADS

Deklarohet për herë të parë polici malazez që rrahu Petraq Milon

08:24 | 24 Shkurt 2023
A. B.

Polici kufitar, Dragan Shqekiq cili po akuzohet se ka rrahur profesorin shqiptar Petraq Milo tha sot në seancë se i vjen keq për incidentin e ndodhur në mes të janarit, duke shpjeguar se “plas filmi” atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë shtetasit shqiptar.

Ai dhe kolegu i tij Nikola Boljeviq janë marrë në pyetje për keqtrajtim të prof,esorit Milo shtetasi shqiptar në kufirin me Shqipërinë .

Sipas informacioneve të “Vijesti”, Shqekiq dhe kolegu i tij Nikola Boljević janë liruar pas dëgjimit në prokurorinë e Ulqinit për t’u mbrojtur në vijimësi të procedures.

Gjatë marrjes në pyetje të Shqekiqit dhe Boljeviqit në ZPZH-në e Ulqinit, dhjetëra kolegë u mblodhën para atij objekti, në shenjë mbështetjeje.

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore – Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

MPB-ja është përgjigjur se gjatë procedurës së kontrollit të brendshëm inspektorët kanë marrë dokumentacionin zyrtar lidhur me këtë rast.

“Është përjashtuar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriçani dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar pritet një deklaratë për ngjarjen. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme