10:00
Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar takohet me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me progresin në hartimin e Projektligjit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:15
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)
10:45
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemail Minxhozi, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve – AKB. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit)
11:00
Zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023. (Ndërtesa e Qeverisë)
11:00
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)
11:45
Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, së bashku me një grup fëmijësh do të lëshohen në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe. (Para ndërtesës së Komunës)
12:00
Hapet Qendra “Klasat për Nëna” në Viti, që do të ofrojë shërbime edukative shëndetësore për vajzat, gratë si dhe partnerët e tyre – si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Viti)
12:15
Prokuroria Themelore në Pejë organizon konferencë për medie me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. (Objekti i Prokurorisë Themelore, Pejë)
13:15
Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë, organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Fjalë rasti do të mbajnë presidnetja Vjosa Osmani; Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Albin Kurti, kryeministër dhe Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas në Kosovë. (Holli i Kuvendit)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...