Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha u kërkoi drejtuesve të departamenteve të PD-së që diskutojnë programet elektorale të kandidatëve për kryebashkiakë.
Në një takim me ta pasditen e sotme, kreu demokrat deklaroi se janë në fushatë dhe theksoi që qytetarët presin programet e tyre.
“Jemi në fushatë elektorale, është e domosdoshme që ju të mblidheni si departamente dhe të diskutoni për programet elektorale të kandidatëve tanë. Ka një program të përgjithshëm të partisë dhe qeverisë së ardhshme, por qytetarët duan programin e tyre. Të zgjedhurit vendorë duhet të ju ofrojnë qytetarëve përgjigjet më të mira për problematikat e tyre, për kujdesin shëndetësor në qytet, transportin, shkollat, shërbimet, pastrimin. Të gjitha këto problematika të cilat kryebashkiakët duhet të angazhohen me të gjithë potencialin e tyre për t’i zgjidhur.Tregjet, çdo gjë që përfshin një bashki. Ne presim dhe e kemi shumë të nevojshme kontributin tuaj, idetë tuaja, projektin, platformën tuaj. Por kjo është një emergjencë sepse fushata ka filluar dhe do të ju lutesha që sipas fushave të mblidheni dhe të hartoni një program ku sipas qyteteve, sipas fushave, të ju vijmë në ndihmë kandidatëve tanë”, u shpreh Berisha.
Edhe pse departamenteve të PD-së u janë bashkuar mbi 900 specialistë Berisha, kërkoi që të thithin elitën më të mirë të kombit për të ndryshuar gjendjen e vendit.
“Duhet të bëjmë gjithçka që këto departamente të tërheqin, të përfshijnë, elitën më të mirë të kombit. Kultivimi, tërheqja e një elite, është kusht themelor për të ndryshuar këtë gjendje katastrofale ku gjendet Shqipëria sot”./A2
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...