Pacolli: Që kur është shpallur Pavarësia, nuk jam ndal së lobuari për Kosovën në shumë vende të botës

21:23 | 23 Shkurt 2023
E.H

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli vazhdon ende të loboj nëpër botë për njohjet e Pavarësisë së Kosovës.

Pacolli në një intervistë në atv tha se që kur është shpallur Pavarësia e vendit, nuk është ndalur asnjëherë se lobuari për njohje.

Tutje ai ka folur edhe për “blerjet” e njohjeve ku siç thotë ai nuk mund të besoj askush që një gjë e tillë mund të ndodh.

“Prej ditës kur është shpallur pavarësia e Kosovës, un nuk jam ndal së lobuari, nëpër shumë vende të botës dhe mund të them që të gjitha shtetet e Afrikës i kam vizituar, 54 shtete, dhe në disa shtete të Amerikën e Jugut, në Azi. Sa i përket blerjeve të njohjeve un nuk besoj që ka dikush që mund të i besoj asaj se ti shkon diku, hap derën dhe thua qe 100 mijë euro ma jep njohjen. Njohja është një proces që lind prej një institucioni, qoftë ai më i larti i shtetit. Por, ai vullnet i tij duhet të kaloj në disa instanca dhe këto instanca janë parlamentet adekuate gjegjësisht edhe ministrit e punëve të jashtme dhe ato e jepni verdiktin e fundit’, ka deklaruar Pacolli, shkruan arbresh.info.

Nga lobimi i Pacollit, siç njofton ai, Kosovës i kanë ardhur 28 njohje nga Afrika.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme