Google ADS

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

17:56 | 23 Shkurt 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e ShBA-së, në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Siç njofton Presidenca, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme