Një vit nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, në Prishtinë vendosen flamuj të Ukrainës

17:22 | 23 Shkurt 2023
E.H

Sheshet e Prishtinës janë dekoruar me flamuj të Ukrainës për një vjetorin e fillimi të luftës.

Siç shihet në pamjet e siguruar nga arbresh.info, sheshi është i mbushur me flamuj të Ukrainës, shtet ky që gjendet në luftë me agresorin rus që nga 24 shkurti 2022.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është një prej konflikteve më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po ashtu, ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që prej krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja ishin afër një lufte bërthamore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme