Ministrja shqiptare e Turizmit, Mirela Kumbaro, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania nga Tokyo, arsyen se pse ajo është pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin Rama në Japoni.
Kumbaro tha se synimi është tërheqja e turistëve japonezë drejt vendit tonë.
Ministrja e turizmit i cilësoi turistët japonez si më të lakmueshmit në treg, pasi udhëtojnë shpesh dhe shpenzojnë shumë.
Ajo shtoi se duke qenë se Shqipëria është një destacion i largët për japonezët, ajo do tu ofrohet si pjesë e tureve për Ballkanin.
“Japonia është një treg shumë intersant, turistët japonezë njihen si turistë që kërkohen nga të gjitha tregjet botërore të turizmit. E para pasi udhëtojnë shumë dhe e dyta pasi janë turistë që shpenzojnë. Deri në vitin 2019 në kishim një rritje të numri të turistëve jazponezë, diku te 7 mijë turistë në vit.
Me një rënie drastike 2019-2020 kuptohet, që e mori veten në vitin 2022, por që jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez.
Duke qenë se është një vend i largët, Shqipëria nuk promovohet vetëm si një destinacion unik, por si destinacion pjesë e Ballkanit. Turisti japonez prej vitesh viziton, Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë, por Shqipëria nuk ka qenë në intinerarin e tyre”, tha Kumbaro.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...