Miratohet lëvizja e lirë me letërnjoftime mes Kosovës dhe Bosnjës

13:23 | 23 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për lëvizjen e lirë me letërnjoftime mes Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës.

82 deputetë votuan pro këtij projektligji, derisa edhe opozita përkrahu këtë marrëveshje e cila është në kuadër të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e nënshkruar në Procesin e Berlinit vitin e kaluar.

Gjithashtu, sot janë votuar edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare të nënshkruara në Berlin, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve në kuadër të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Për marrëveshjen e parë votuan 83 deputetë, ndërsa për marrëveshjen e dytë 84, që të gjithë pro./arbresh.info

Të ngjashme