Dukagjini dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin e rëndësishëm të mesit të tabelës, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” nga ora 13:00.
Ekipi i Armend Dallkut vjen nga humbja e thellë ndaj Dritës dhe synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës e ka nisur mirë sezonin pranveror me dy fitore radhazi dhe synon të tretën, për t’u ngjitur vetë në pozitën e katërt, e cila me shumë gjasa i dërgon klubet në garat evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Basriu, Dallku, Kameraj; Khomutov, Morina, Ahmeti; Zulfiu, John, Santos;
Llapi: Avdyli; Shabani, Alidema, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Bytyqi, Limani, Neto, Progni;
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton