Google ADS

Musliu-Shoshi pyet Kurtin për temat që do t’i diskutojë me Vuçiqin në Bruksel

12:15 | 23 Shkurt 2023
K.B

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur kryeministrin e vendin, Albin Kurtin për se cilat tema do të diskutohen në takimin e radhës që zhvillohet në Bruksen mes Kosovës dhe Serbisë.

Musliu-Shoshi ka pyetur Kurtin se pse nuk e ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, planin franko-gjerman.

“Përmbajtën tekstuale e kam ndarë me kryetaret e partive opozitare, por jo edhe në Kuvend të Republikës. Nuk ka mbetur asgjë e panjohur nga ai propozim që paraqet bazë të mirë për negocim që fillojnë të hënën”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se propozimi i BE-së i njohur si franko-gjerman më shumë ka të bëjë me historinë e një dekade të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

Aleatët e Kosovës, sipas tij, e kanë dizajnuar si një pako që avanson Kosovën në integrimet europiane dhe se përmban njohjen de fakto të Kosovës nga ana e Serbisë.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiçit do të mbahet të hënën e 27 shkurtit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme