Google ADS

Haradinaj kërkon nga Kurti që të hënën ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë

11:50 | 23 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të hënën ta pranojë propozimin evropian dhe ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë.

Para deputetëve në Kuvend, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet t’u kërkojë ShBA-ve dhe Bsë edhe ndihmë financiare, për shkak se shumë para të buxhetit të Kosovës po shkojnë për serbët e veriut në vend.

Ai ka theksuar se Serbia veçse ka marrë pako financiare si ndihmë nga BE-ja.

“Nuk janë vetëm paret që shkojnë për energji në veri, por edhe të gjitha aspekteve tjera që e vështirësojnë situatën buxhetore të Kosovës. Besoj shumë se është moment i mirë që Kosova ti kërkojë Amerikës e BE-së edhe ndihmë financiare, por edhe ndihmë ekonomike për situatën në veri, mos me bartë Kosova të gjithë aspektin ekonomik me veriun. Në rastin e marrëveshjeve të tilla palët kanë kosto, për Kosovën veriu është kosto financiare e buxhetore. Kemi marrë vesh se Serbisë i janë aloku disa pako dhe parashihen edhe pako të tjera financiare. BE-ja duhet ti japë Kosovës përkrahje financiare, njëkohësisht edhe investime. E hëna mirë do të ishte pos suksesit politik e të sigurisë, ta kishte edhe komponentën financiare”, tha Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme