Google ADS

Konjufca i reagon Berishës: Ftoj prokurorinë të iu intervistojë nëse dini diçka më shumë për rastin e Astrit Deharit

11:51 | 23 Shkurt 2023
A Z

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet edhe me debate e përplasje.

Një e tillë ishte në mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Berisha po deklarohej për rastin Dehari, ndërsa ministrja Haxhiu kërkoi nga Hiseni që të mos flasë këtë madje duke i thënë ta mbyll gojën.

E për këtë reagoj edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se pas akuzave, nëse di diçka më tepër e kishte ftuar prokurorinë që ta intervistojë.

“Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistu, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë. Nëse di diçka”, tha Konjufca/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme