Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari A.N, kishte gjuajtur me revole të kalibrit 9mm në ajër në një rrugë të qytetit, por më pas Policia e gjeti atë dhe e arrestoi, përcjell arbresh.info.
Nga ai është konfiskuar një pistoletë “Zoraki” të kalibrit 9mm, dhe 22 gëzhoja të saj.
Ndaj tij Prokurori i Shtetit ka ngritur kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Gjilan, 23 shkurt 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 22.02.2023 ka pranuar informatë se në një rrugë të qytetit të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.
Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar lokacionin dhe arrestuar personin e dyshuar A.N. (1975) i cili dyshohet se me armë zjarri kishte shtënë në ajër. Nga i dyshuari zyrtarët policor si dëshmi për gjykatën kanë konfiskuar një (1) armë zjarri të tipit Zoraki të kalibrit 9 mm, si dhe njëzet e dy (22) gëzhoja të kalibrit 9 mm.
I dyshuar pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?