09:30
Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) mban tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i arnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
09:30
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë 13 pika, përfshirë votimi i Rezolutës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë; shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria; ratifikimi i disa marrëveshjeve etj. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
10:00
Shfaqet filmi “#DamBusters – The Start of the Riverlution”, në përpjekje për të ngritur vetëdijen për restaurimin e lumenjve. Më pas do të organizohet një diskutim lidhur me digën e Mirushës, komuna e Malishevës. (FShMN, salla “Idriz Ajeti”)
10:00
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. Në rend dite është miratimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2023; Programi Trevjeçar i Banimit 2023-2025 etj. (Kuvendi Komunal, Gjilan)
10:30
Vihet gurthemeli për ndërtimin e ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore (FShMN) të Universitetit të Prishtinës, projekt i financuar nga BE-ja, UNOPS dhe UP-ja. (Zona e Fakultetit Teknik, Bregu i Diellit)
11:00
Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (“Vila Gërmia’’, Prishtinë
13:30
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 227-të. Takimi do të jetë i hapur për pjesëmarrje përmes platformës online Zoom. (KPK)
13:45
Projekti për trajnime në fushën e Teknologjisë Informative “ICT for Kosovo’s Growth” organizon ceremoninë e ndarjes së certifikatave – Rundi 5. (“Termokiss”, Dardani)
14:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nënshkruan memorandume bashkëpunimi me 31 biblioteka komunale të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...