Presidenti rus, Vladimir Putin, ka anuluar dekretin e vitit 2012, që mbështet pjesërisht sovranitetin e Moldavisë në një zgjidhje në të ardhmen për rajonin e Transdniestërit – një rajon separatist që mbështetet nga Moska dhe gjendet në kufi me Ukrainën.
Në këtë rajon, Rusia ka trupa të saj.
Dekreti, që përfshinte një komponent të Moldavisë, kishte ndryshuar politikën e jashtme ruse 11 vjet më parë, e cila supozonte se Moska kishte raporte më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Urdhri për anulimin e këtij dokumenti të vitit 2012 u publikua në ueb-faqen e Kremlinit dhe në të thuhej se vendimi u mor për të “siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Ky vendim është pjesë e një sërë lëvizjesh anti-perëndimore të njoftuara nga Putini të martën.
Alexandru Flenchea, kryetari moldav i Komisionit të përbashkët të kontrollit të zonës së sigurisë rreth Trandsniestërit, tha se anulimi nuk nënkupton se Putini po heq dorë nga nocioni i sovranitetit moldav.
“Dekreti është një dokument politikash që zbaton konceptin e politikës së jashtme të Rusisë”, tha Flenchea.
“Moldavia dhe Rusia kanë një marrëveshje bazë politike që parasheh respekt të ndërsjellë për integritetin territorial të shteteve tona”.
Kremlini ka thënë se raportet e Rusisë me Moldavinë – shtet që javën e kaluar zgjodhi një qeveri të re pro-perëndimore që u zotua se do t’i bashkohet BE-së – janë shumë të tensionuara.
Moska akuzoi Moldavinë se po ndjek një agjendë anti-ruse.
E gjendur midis Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia – një prej shteteve më të varfra të Evropës – që nga viti 2020 udhëhiqet nga presidentja Maia Sandu, që ka mbështetje të fuqishme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua me Sandunë në Poloni të martën dhe riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Moldavinë.
Sandu së fundmi ka akuzuar Rusinë se ka një plan për të rrëzuar udhëheqjen e shtetit të saj. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Moska.
Në dekretin e vitit 2012 thuhej se Rusia do të kërkonte mënyra për të zgjidhur çështjen e rajonit separatist “bazuar në respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe statusit neutral të Republikës së Moldavisë në përcaktimin e statusit të posaçëm të Trandsniestërit”.
Ky rajon separatist, ku jetojnë banorë që flasin rusisht, u shkëput nga Moldavia më 1990, një vit para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Moldavia ka shprehur frikën se rajoni do t’i bashkohet Rumanisë, shtet me të cilin ndan gjuhën dhe kulturën e përbashkët./rel
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...