Google ADS

Për herë të parë shënohet përvjetori i Pavarësisë së Kosovës në Beograd

20:22 | 22 Shkurt 2023
E.H

15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës për herë të parë është shënuar në Serbi.

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, njoftoi se ky organizim u bë me ftesë të ambasadorit Jetish Jashari.

“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!”, ka shkruar ai në Facebook.

Mustafi shkroi se përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme