Përfundon bastisja, flet ish-këshilltari i Thaçit dhe avokati i tij, Artan Çerkin

19:22 | 22 Shkurt 2023
E.H

Pas 10 orësh bastisje në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaqi, Adil Behramaj, ka përfunduar kërkimi nga policia e EULEX-it me urdhëresë nga prokuroria e Dhomave të Specializuara.

Adil Behramaj para mediave ka deklaruar se hetuesit ishin në kërkim të disa dokumenteve.

“Policia e EULEX-it bashkë me hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale kanë nisur bastisjen në banesën time ku kanë kërkuar disa dokumente për më shumë flet avokati”, ka deklaruar Behramaj.

Ndërsa avokati i tij Artan Çerkini ka deklaruar se e kanë parë vendimin dhe ka bërë një vlerësim fillestarë

“Sot me urdhër të gjyqtarit të Procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zotit Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specializuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje Kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do të i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është specifikuar por vetëm një hetim për një vepër penale e cila bie sipas tyre nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Nuk kanë dhënë komente se për çfarë vepre bëhet fjalë”, ka deklaruar Çerkini./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme