Google ADS

Hoti: Ata që i frikësohen dhe kundërshtojnë Kushtetuesen, nuk kanë qëllime fisnike

11:49 | 22 Shkurt 2023
A Z

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për dërgimin e Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë në Gjykatën Kushtetuese nga PDK.

Në postimin e tij në Facebook, Hoti thotë se ata që kanë frikë dhe kundërshtojnë dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, nuk kanë qëllime fisnike.

“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës dërgoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese të hënën, konfirmoi për Klankosova.tv, Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK.

Të ngjashme