Google ADS

Lista e plotë e lojtarëve të Barcelonës kundër Manchester United

11:49 | 22 Shkurt 2023
K.B

Në takimin e parë në kuadër të Evropa Ligës, Barcelona dhe Manchester United dhuruan spektakël në “Spotify Camp Nou”, duke barazuar 2-2.

Ndeshja kthyese ndërmjet tyre zhvillohet të enjten prej orës 21:00 në “Old Trafford”.

Xavi ka publikuar listën e plotë të futbollistëve të tij për ballafaqimin ndaj “Djajve të kuq”.

Portier: Ter Stegen, Inaki Pena dhe Arnau Tenas

Mbrojtës: Ronald Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen, Eric Garcia, Marcos Alonso, Jordi Alba dhe Alejandro Balde.

Mesfushorë: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Sergi Roberto, Franck Kessie, Pablo Torre dhe Marc Casado.

Sulmues: Robert Lewandowski, Raphinha, Ferran Torres dhe Ansu Fati.

Ndërsa, Barçës nuk do t’i ndihmojnë dot: Ousmane Dembele e Pedri të cilët janë të lënduar dhe Gavi që është i suspenduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme