Ceremonia e “Oscars” këtë vit do të shtojnë një ‘ekip krize’ në rast se do të ketë një tjetër lloj situate sikurse ajo e vitit të kaluar.
Një ekip profesionistësh do të jenë në terren në ndarjen e çmimeve të Akademisë që do të zhvillohet në Los Angeles më 12 mars.
“Për shkak të vitit të kaluar, ne kemi hapur mendjen për shumë gjëra që mund të ndodhin në Oscars”, tha drejtori i Akademisë së Shkencave dhe Filmave, Bill Kramer për Time.
“Por këto plane krizash – ekipet dhe strukturat e komunikimit të krizës që ne kemi – na lejojnë të themi se ky është grupi që duhet ta mbledhim shumë shpejt. Kështu bashkohemi të gjithë. Kjo do të jetë deklarata”, tha Kramer.
“Dhe padyshim në varësi të specifikave të krizës – dhe le të shpresojmë që diçka të mos ndodhë dhe ne kurrë nuk duhet t’i përdorim këto, por ne kemi tashmë korniza në vend që mund t’i modifikojmë”.
Masa e re vjen pas skandalit të Will Smith në “Oscars 2022”, ku goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, pas një shakaje që bëri me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.
Atë mbrëmje, Smith po ashtu mori çmimin e parë për ‘aktorin më të mirë’ për rolin në “King Richard”.
Pak pas incidentit, u vendos që Will të ndalohej të merrte pjesë në Oscars dhe të gjitha ngjarjet e lidhura me Akademinë për 10 vitet e ardhshme. /Telegrafi/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda