Njësia për Kontroll të Autostradave pas pranimit të informatës nga qytetarët se në autostradën “Ibrahim Rugova” është duke qarkulluar një mjet motorik (traktor), i cili sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, Policia ka marrë masa të shpejta dhe ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë drejtuesin e këtij mjeti (traktor) me ç’rast ka rezultuar se drejtuesi nuk posedonte fare patentë shofer për këtë kategori të mjeteve ku i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e Policisë është larguar nga trafiku.
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. /arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë