Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar sërish opozitën duke thënë se kauzat e LVV-së po përpiqen ti paraqesin si zhurmë.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci tha se opozita me dërgimin e disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, tregoi qartë sot se plaçkitja dhe vjedhja që i është bërë popullit, ende është opsion i tyre real.
Postimi i tij i plotë:
E keni parë se si grupi i stërvjetruar politik opozitar gjithë kohës provon që kauzat e LVV’së t’i paraqes si zhurmë, popullizëm etj.
Madje, rreken të thirren në reforma por përveç frizurave, në asnjë vlerë, parim a mjet politik ata nuk kanë ndryshuar sepse gjithë aktiviteti i tyre politik, është në shërbim të ruajtjes së pasurisë së keqpërdorur në vitet e pushtetit të tyre korruptiv.
– Ligji për Këshillin Prokurorial;
– Ligjin për përcaktimin e çmimeve tavan (për të mbrojtur qytetarët nga rritja abuzive e çmimeve);
– Ligjin për Zyrtarët Publik (synonte çlirimin e energjive të rrënjosura në ndryshkun e zyrave të administratës, jo duke synuar largimin e ndokujt pa shkak, por duke u bërë me dije se vendi i punës duhet të mbahet me angazhim ose zgjidhja alternative është që një i ri/e re tjetër do të vijë të bëjë punën e atij që është përgjumur);
– Ligjin për Themelin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë që nuk i dihet prejardhja (pasurisë së vjedhur), që të gjitha janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese sepse frika është e madhe. Sepse dita e llogaaridhënies po afrohet cdo ditë e më shumë. Sepse ata e dinë që Qeveria Kurti nuk do të bëjë kompromis me ata që futën duartë në hambarët e pasurisë së popullit.
Ata treguan qartë sot se plaçkitja dhe vjedhja që i është bërë popullit, ende është opsion i tyre real dhe përbërsi kryesor që i vë në lëvizje fijet e tyre të politikë – (korrupsion) bërjes.
Populli, u njeh dhe po u sheh!/arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...