Këshilli Kombëtar i PD-së është mbledhur pasditen e sotme.
Në nisje të mbledhjes, fjalën e ka mbajtur kryedemokrati Sali Berisha, i cili është shprehur se në këtë mbledhje, mbështetësit e PD-së vijnë më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën e tyre.
Kryetari i PD-së është shprehur se sipas tij, ky regjim votën nuk e pranon teksa ka shtuar se përmbyset vetëm me revolucion.
Sali Berisha: Sot jemi në një moment ku secili prej jush, çdo shqiptar që u përmbahet një grushti parimesh themelore, disa parime themelore, të një vendi të lirë dhe sovran, duhet ti shtrojë vetes disa pyetje; çfarë do të bëjmë ne sot, a përmbyset me votën e lirë, kur qytetarët nuk lejohen të votojnë të lirë, një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narko shtetin?
Ne jemi njerëz të politikës, nuk mund të bëhemi iluziv. Ai përmbyset vetëm me revolucion, vetëm me revolucion. A mund të përmbyset me votën që nuk ekziston sepse është asgjësuar, një regjim i cili të gjithë makinerinë e shtetit e ka shndërruar në makineri partiake.
Policinë, drejtësinë, SHISH. Çdo institucion nga institucione të një shteti ligjor janë institucione të partisë shtet dhe këto vetëm për të mbijetuar. Ky regjim votën nuk e pranon, ky regjim përmbyset vetëm me revolucion. A mund të përmbyset një regjim i cili përdor si bankë elektorale qindra e qindra milionë euro të buxhetit të shtetit dhe tonelata narko euro të bandave që drejton, kundrejt forcave politike që bëjnë një fushatë normale, që duhet ta bëjnë për kushtet e vendit.
A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat për të trembur, frikësuar dhe plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset, por vetëm me revolucion.
Kryedemokrati Berisha ka deklaruar se janë sulmuar nga të gjitha anët, teksa ka shtuar se kanë bërë një zgjedhje epike duke vendosur të qëndrojnë si parti e vokacionit perëndimor.
Sali Berisha: Është një kënaqësi e veçantë të takohemi sot në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, në një moment shumë të rëndësishëm, jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Sot ne vijmë në këtë mbledhje, më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë.
Vijmë më këtë fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë sepse kaluam një periudhë, kaluam në disa beteja unike në historinë e një force politike. U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë.
Në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës. Besprerët në gjirin e kësaj partie, por duhet të pranojmë më shumë se kaq, mafia më e rrezikshme dhe e fuqishme ndërkombëtare. Ne bëmë një zgjedhje epike. Ne vendosëm të qëndrojmë.
Të gjithë ishim tokësor, të gjithë vdekatar, të gjithë njerëz të cilët ishin përpjekur në një mënyrë apo një tjetër të qëndronim për ato parime dhe vlera që besonim. Të gjithë plotësisht të vendosur dhe me besim në vokacionin tonë perëndimor dhe ne u gjetëm në mes të një cikloni nga një qeveri që nuk ka asnjë princip.
Në bashkëpunim me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës. U etiketuam me të gjitha format, antiamerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi proamerikanët e vërtetë në këtë vend.
U etiketuam antieuropian, koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor. U etiketuam me të gjitha epitetet, por ne nuk u mposhtëm.
A ishim ne prej shkëmbi, jo, ne nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku, se çdo gjë tjetër janë idealet që ne besojmë. Dhe kjo është arsyeja që ju këtu, ata që na mbështesin ne, u ngritën në këmbë, nuk u mposhtëm, nuk u përkulën nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim, shantazh.
Ndaj dhe unë u them ju; kjo provë e madhe na faktoi ne, nuk po them na farkëtoi, se ne ishim, por na faktoi njerëz të pamposhtur në idealet tona./tvklan.al
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...