Leonardo DiCaprio shijon një natë me prezantuesen Maya Jama

16:01 | 21 Shkurt 2023
A. B.

Maya Jama thuhet se ka shijuar një kohë të mirë këtë fundjavë me yllin e Hollywoodit, Leonardo DiCaprio.

Prezantuesja e “Love Island” u raportua se kaloi natën me aktorin e “Titanic” në Chiltern Firehouse të Londrës.

Fituesi i çmimit “Oscar” mendohet se ka udhëtuar në kryeqytet për ndejën e BAFTAs dhe i është bashkuar yjeve të tjerë të famshëm.

Raportimet thonë se Leonardo, 48-vjeç, u bashkua me Maya, 28-vjeçe dhe Joe Sugg e Dianne Buswell në Chiltern Firehouse të shtunën, ku qëndroi me miqtë deri në orën 3:30 të mëngjesit.

Përpara se të shkonin për në Chiltern Firehouse, dyshja u shfaqën së bashku në The Twenty Two.

Më pas, Maya thuhet se i është bashkuar Leonardos në një ndejë të dytë të dielën mbrëma.

Lajmet për takimin e radhës të DiCaprios vijnë pas romancës me modelen Eden Polani.

Aktori tashmë ka një rregull që të mos takohet me asnjë vajzë që është mbi moshën 25-vjeçe.

Në vitin që lamë pas, Leo u komentua për një romancë edhe me modelen Gigi Hadid

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme