Shifrat zyrtare të INSTAT kohët e fundit kanë treguar gjendjen e vështirë të shoqërisë shqiptare përsa i përket zinxhirit të gjeneratave, teksa vihet re se ka më pak lindje në gjithë qarqet e vendit.
Sociologia Maria Dojçe tregon disa prej faktorëve që kanë ndikuar në uljen e lindshmërisë në juglindje.
“Mendoj që ne kemi emigracion të lartë. Kemi të rinj të larguar të cilët lindshmërinë dhe pasardhësit e tyre i atribuojnë në shtetet ku kanë emigruar. Faktori i dytë është rezistenca për të pasur 1 ose 2 fëmijë. Studimet tregojnë se shumë çifte rezultojnë me 1-2 fëmijë. Që do të thotë kanë zëvendësuar vetëm veten e tyre në ciklin e jetës por nuk kanë kontribuar në rritjen e shoqërisë,” – u shpreh ajo.
“Ekonomia, aspekti financiar për të rritur një fëmije është arsye pse çiftet hezitojnë që të kenë fëmijë. Sot të gjithë duhet të punojnë fort të mbajnë punën e të ardhura deri diku komode,” – shtoi sociologia.
Qeveria shqiptare duhet të bëjë me tepër ne mbështetjen e nënave dhe familjeve të reja.
“A mjafton? Jo. Sepse që sot të marrësh iniciativën të sjellësh një jetë një fëmijë, duhet të kesh të ardhurat, siguri afatgjatë në punë, fut e brezin tim, sigurinë në punë nuk e kemi. Ka turbulenca në aspektet profesionale dhe jetësore. Kur nuk je i sigurte a je nesër në punë, a ke te ardhura, të gjitha pyetjet të bëjnë të hezitosh të sjellësh një fëmije në jetë. Çiftet e reja kanë në pikëpyetje fëmijën e dytë, këtu në aspekt numëror nuk plotësojnë as veten e tyre,” – u shpreh Dojçe.
Por çfarë pasojash do të sjellë ky fakt?
“Parashikojmë rreziqe të mëdha për shoqërinë shqiptare, do kemi moshë të trete qe s’do këtë kush te kujdeset për ta, do kemi administrata me ulje të profesionalizimit, do çaloje i gjithë procesi jetësor. Shteti duhet të mendojë thellësisht për punësim afatgjatë dhe këtë e bën sektori privat dhe industria,” – tha sociologia.
Shifrat zyrtare të marra nga materniteti i Korçës tregojnë uljen drastike të lindshmërisë, ku në vitin 2011 erdhën në jetë afro 1300 fëmijë ndërkohë që vitin e kaluar lindën rreth 750 fëmijë./euronews.al
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...