Pak më shumë se javë pas tërmetit të tmerrshëm që e kishte goditur Turqinë, vjen një tjetër lajm i kobshëm për futbollin turk.
Është gjendur trupi i pajetë i drejtorit sportiv të Hataysporit, Taner Savut.
I ndjeri ishte duke banuar në të njëjtën ndërtesë me futbollistin ganez, Christian Atsu, i cili po ashtu ndërroi jetë dhe trupi i tij u gjet pak ditë më parë.
Mediat turke raportojnë se trupi i Savut fillimisht u ngatërrua me atë të një personi me origjinë nga Adana, por që familja e këtij të fundit ia komunikoi gabimin autoriteteve, të cilët më pas e bënë testin e ADN-së me vëllain e Taner Savut.
Ky i fundit është në mesin e mbi 45 mijë viktimave të tërmetit shkatërrues, i cili bëri dëme të mëdha në njerëz dhe materiale, e që i goditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të shkurtit. /GE/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...