Në ndeshjen e tretë dhe mbase lojën më të mirë gjatë këtij turneu kundër Bullgarisë, vajzat e Kombëtares A të Kosovës shënuan fitore, me rezultat 2:1, duke e përmbyllur në mënyrën më të mirë pjesëmarrjennë turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.
Në ndeshjen e parë Dardenet e mundën Estoninë, me rezultat 2:1, më pastaj Hong Kongun, me shifrat 7:0.
Në ndeshjen ndaj bullgareve ishte një mbizotërim i plotë i Kombëtares tonë.
Ishte pandalshme kapitenia e jonë Erëleta Memeti, e cila po vraponte në çdo cep të fushës dhe kjo u shpagua pasi që në minutën e 10-të depërtoi vetme dhe shënoi për 1:0.
Në vazhdim me gjithë lojën e mirë të Dardaneve, në minutën e 20-të Naydenova barazoi rezultatin në 1:1 pas një pakujdesie të mbrojtjes sonë. Kjo nuk i demoralizoi vashat tona dhe vazhduan me sulme drejt portës bullgare. Kështu që në minutën e 40-të përmes Valentina Metaj e rikthyen epërsinë (2:1) dhe me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë.
Pjesa e dytë sërish filloi me një mbizotërim të Dardaneve, por më nuk arritën të shënojnë, ndërsa bullgaret me gjithë përpjekjet për të bërë më shumë nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.
Këto ndeshje për shtabin teknik të Kombëtares do të shërbejnë për konsolidimin e mëtejmë të Kombëtares A.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...