Kreu i OBRM-PDUKM-së në Maqedoni të Veriut, Hristijan Mickoski kritikoi vonesat e pagave për punonjësit shëndetësor dhe çrregullimet në Fondin për Sigurim Shëndetësor.
Mickoski tha se këto probleme vijnë si pasojë e kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët ai i quajti të paaftë.
“Punonjësit shëndetësorë, që duhet të kujdesen për shëndetin e qytetarëve, nuk marrin pagë me rregull. Ky është fakti i parë, fakti i dytë është që shihet se diçka nuk është në rregull me Fondin për Sigurime Shëndetësore, respektivisht se Fondi nuk ka qasje në të dhënat e të siguruarve. Atje punojnë drejtorë të paaftë që askush nuk i ftoi në përgjegjësi, edhe nga BDI edhe nga LSDM, janë të mbrojtur”, tha Mickoski.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...