Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën vazhdon të jetë e fortë, tha presidenti Joe Biden, gjatë bisedës në Varshavë me homologun e tij polak, Andrzej Duda.
“Siç i thash presidentit [të Ukrainës, Volodymyr] Zelensky, kur fola me të në Kiev dje, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon të jetë e palëkundur”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.
Vizita e Bidenit në Varshavë vjen pasi ai një ditë më parë vizitoi Kievin, ku qëndroi mbi pesë orë.
Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë – e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë – nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin.
Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.
“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.
“Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.
“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.
Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.
SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh./REL
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...