Prokurori nuk lejon avokatin Tomë Gashi të marrë pjesë në intervistimin e Haki Abazit

10:35 | 21 Shkurt 2023
K.B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka arritur në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.

Por, kërkesa e avokatit Tomë Gashi, i cili ka thënë se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori, është refuzuar.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai e ka quajtur Prokurorinë jo- transparente në rastin më të rëndë në Kosovë.

Në shkrimin e tij bëhet e ditur se Prokurori i rastit, Afrim Shefkiu ka vendosur që mos ta lejojë të marr pjesë në marrjen në pyetje të dëshmitarit Haki Abazi.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje:

“Prokuroria jo-Transparente ne Rastin me te rende ne Kosove.
Prokurori i Rastit z.Afrim Shefkiu, ka vendosur qe mos te me lejoj te marr pjese ne marrjen ne pytje te deshmitarit z.Haki Abazi,
Ndoshta pershkak se keshtu e ka me lehte sepse une kam pas pytje te veshtira per deputetin Abazi e te cilat Prokurori ka mundur ti paramendoj por nuk ka mund ti dij”, ka shkruar avokati. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme