Google ADS

Szunyog kritikon Kurtin për Ligjin e Pagave: S’janë marrë parasysh komentet e BE-së

10:10 | 21 Shkurt 2023
A. B.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka kritikuar Qeverinë për reformat e fundit në administratën publike. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti, Szunyog ka thënë se në dy ligjet për paga për sektorin publik nuk janë marrë parasysh komentet që ka bërë Bashkimi Evropian.

“Reforma në Administrata publike është një çelës kyç për t’u bashkuar në BE ku ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset. Dy miratime që janë bërë vitin e kaluar për sa i takon Ligjit për Paga dhe ligjit për zyrtarët publikë. Nuk pajtohemi që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë. Ato duhet të konsultohen më palët e interesit, gjë që nuk është bërë. Këto konsultime me shoqërinë civile është dashur të bëhen. Ligji i ri për zyrtarët publikë lidhet me parimet e administratës publike. Ne pranojmë që ka një boshllëk në këtë dhe BE nuk pajtohet më mënyrën se si qeveria ka zgjedhur t’i shqyrtoj këtë ligje dhe komentet që ka bërë BE dhe SIGMA nuk janë marrë parasysh nga qeveria.”, ka thënë Szunyog, raporton arbresh.info

Szunyog ka theksuar se këto ligje rrezikojnë politizimin dhe rritjen e korrupsionit te zyrtarët publikë, si dhe nuk krijon kushte për rekrutim të njerëzve në këto pozita.

“Zyrtarët publikë i vendos në një rrezik të korrupsionit dhe ndikimit politikë. Ligji i ri nuk do të krijoj kushte për të rekrutuar njerëz në këto pozita të lira. Sa i përket ligjit të pagave është mirë që ekziston, megjithëse ai është dashtë të vendoset pas organizimit të administratës publike. Kjo reformë është për një kohë të gjatë, si BE do të vazhdojmë që të mbikëqyrim reformën në Administratën publike”, tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme