PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve

09:37 | 21 Shkurt 2023
A. B.

Deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.

Lidhur me këtë ccështje ka ardhur dhe reagimi i selisë blu, e cila thotë se kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn, i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

“Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt”, deklaron Partia Demokratike.

Faktet, thotë PD-ja, tregojnë se mbledhja e Sekretariatit për Proçedurat dhe Votimet është në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit.

Dhe për të vërtetuar pretendimin e saj, Partia demokratike ka publikuar dokumentet dhe pamjet me foto dhe video nga momenti kur deputeti socialist Baftjar Zeqaj voton për kolegen socialiste (rreshti i 5-të).

Deputeti Edmond Spaho LIVE nga mbledhja e Sekretariatit ku pritet të përjashtohen 6 deputetë të tjerë të opozitës.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e pritet të përjashtojë deputetët e PD.

1. Edmond Spaho

2. Elda Hoti

3. Sorina Koti

4. Oerd Bylykbashi

5. Lindita Metaliaj

6. Greta Bardeli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme