Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se në muajin mars do të nisë ndërtimin e shtëpive në zonat e goditura pas dy tërmeteve të mëdha më 6 shkurt.
Erdogan tha se ndërtimi i afër 200 mijë shtëpive për viktimat e tërmetit do të nisë në muajin mars në 11 provinca, Adana, Adımayan, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazıg, të gjitha këto të prekura nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, shkruan Anadolu.
Ai, mes tjerash, njoftoi se nevoja për strehim për mbi 1.68 milionë njerëz të prekur nga dy tërmetet, me qendër në provincën Kahramanmaraş, është plotësuar. Gjithashtu, shtoi ai, 115 mijë të mbijetuar deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat pas tërmeteve.
Sipas shifrave të fundit zyrtare, të paktën 41 mijë e 156 persona humbën jetën dhe 105 mijë e 505 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit.
Si pasojë e tërmetit, gjithashtu edhe në Siri humbën jetën të paktën 5.840 persona.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...